Google ADS

Tahir: Ky kod do të ndëshkoj keqpërdoruesit e parasë publike

10:20 | 13 Prill 2018
V. S.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri pas mbledhjes së Qeverisë  ka thënë se sot kanë arrit të miratojnë projekt kodin e ri penal e që është çështje mjaft e rëndësishme, raporton Arbresh.info.

“Kemi të bëjmë me një politikë që është mjaft ndëshkuese për keqpërdorim të parasë publike dhe ajo qe është më e rëndësishme është ajo që këtu është trajtua edhe çështja e terrorizmit. Pra përfundimisht kemi arrit në një nivel tjetër”, ka thënë ai.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj tha se ky projekt kod është një materie që sot e ka përkrahjen e të gjithë pjesëmarrjeve.

“Kjo punë e siguron Kosovën në pritjet që ka BE. Përpos faktit që ne në Kosovë e forcojmë rendin dhe ligjin ne e kemi rrit këtë nivel”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme