Anëtari më i ri i Nisma për Kosovën Avni Tafili në një intervistë ekskluzive për Arbresh.info tregon se pse po largohet nga kjo parti.
Tafilaj ka thënë se në ora 14:00 do të paraqes largimin e tij nga Nisma për Kosovës për shkak të koalicionit me PDK-në.
Në pyetjen se a ka pasur ftes nga partitë tjera ai ka thënë se ka pasur ftes nga të gjitha.
“Ajo është një, edhe pse jam ftuar nga te gjitha. Nuk behet fjale për pazare, por për ideale e parime” tha ai.
Ndërsa në pyetjen se çfarë mendon për Ramush Haradinajn ai ka thënë se Ramushi ka zhgënjyer mbështetësit më të flaktë
“Z.Haradinaj sfidoi armikun e jashtëm, por jo te brendshmin. Ka zhgënjyer mbështetësit me te flakte”.
Tafilaj ka thënë se koalicioni më i pranueshëm për të është LDK,AKR, VETËVENDOSJE për ta mundur të keqën më të madhe.
“Për ta mundur te keqen e madhe, do te pranoja një liste te tille, edhe zgjedhja qe VV te garoje e vetme, besoj do t’i mund te gjitha. AKR-se duhet dhënë hapësirë me te madhe. Kam respekt ndaj bacit Behgjet”.
Tafilaj edhe pse do të largohet nga Nisma për Kosovën ka një respekt për liderin e saj Fatmir Limaj, ai ka thënë se Nisma është viktimë e pazareve PDK-AAK.
“Dua ta përmend edhe një gjë. Nisma e Fatmir Limajt është viktime e pazareve mes PDK-AAK, më së paku do te duhej t’i bindej këtij koalicioni, Njerëz si Z.Fatmir Limaj, i duheshin Kosove, shpresoj te shpëtoje prej tyre” ka thënë ai./Arbresh.info/
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...