Google ADS

Tadiq thotë se Serbia e ka pranuar sistemin juridik të Kosovës së pavarur

09:16 | 10 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një “luftë e ftohtë” ka filluar mes qeverisë në Serbi, dhe ish-presidentit Boris Tadiq. Ky i fundit ka reaguar ndaj akuzave të zëvendëskryeministres serbe, Zorana Mihajloviq e cila tha se Tadiq kishte ikur nga Serbia kur Kosova e shpalli pavarësinë.

Lideri i sotëm i Partisë Social Demokrate ka deklaruar se ai nuk ka ikur, por ka shkuar të bisedojë me shtetet mike të Serbisë për ta gjetur një zgjidhje për Kosovën.

“Në natën kur liderët e sotëm organizuan protesta të dhunshme në Beograd, rrezikuan sigurinë e qytetarëve dhe djegën ambasadat e huaja, unë shkova për një takim me presidentin e Rumanisë për të koordinuar aktivitet e shteteve të huaja që kishin refuzuar njohjen e Kosovës”, tha Tadiq, transmeton lajmi.net

Ai e ka akuzuar presidentin aktual, Aleksandar Vuçiq se e ka pranuar sistemin juridik të Kosovës, dhe ka hyrë në qeveri “me të akuzuarin për krime lufte”.

“Ne nuk hymë në qeveri me njeriun e akuzuar për krime lufte edhe pse kishim presione të tilla. Ne nuk e kemi pranuar marrëveshjen që Serbia ta pranonte sistemin juridik të Kosovës së pavarur në veri, ku deri më tani kishte pasur juridiksion serb”, shtoi ish-presidenti i Serbisë.

Zëvendëskryeministrja serbe, Mihajloviq kishte deklaruar se ata që janë kundër dialogut të brendshëm për Kosovën, duan të ikin njëjtë si Tadiq kur iki në Rumani pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme