Në fund të këtij muaji apo në fillim të dhjetorit, pret që të arrihet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Kështu deklaroi ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, në një intervistë për mediat serbe.
“Së shpejti do të shohim se çfarë dronësh, çfarë avionë Mig, largimi i serbëve nga institucionet dhe i gjithë ky dramatzim, do ta shohim për çka ishte e tëra”, deklaroi Tadiq.
Ai tha se presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një marrëveshje të tillë, do ta shesë sikur fitore.
Megjithatë, sipas ish kreut të shtetit serb, një marrëveshje e tillë “do të kërcënonte interesat serbe në Kosovë”.
“Në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm, pres një marrëveshje që do të paraqitet sikur të ishte fitore, por që në fakt automatikisht do të kërcënojë dramatikisht interesat tona legjitime në Kosovë”, ka shkruar Tadiq në llogarinë e tij në Tëitter.
Deklarimi i tij bëhet në kohën kur nga disa institucione të Kosovës, me urdhër të Beogradit zyrtar, kanë dhënë dorëheqje prokurorë, gjyqtarë, policë, ministra, deputetë e asamblistë serbë, kryesisht nga katër komunat në veri të vendit.
Kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që targat ilegale “KM” të zëvëndësohen me ato të ligjshme “RKS” si dhe pas suspendimit nga detyra të Nenad Gjuriqit, nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës në veri, meqë ky i fundit ka refuzuar dhe ka rezistuar për mos shqiptimin e fletëqortimeve për pronarët e automjeteve që bartin targa ilegale.
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...