Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka thënë se marrëveshja e propozuar për zgjidhjen e statusit të Kosovës mund ta ndihmojë anëtarësimin e saj në OKB, edhe pse nuk është e shkruar haptas në tekst.
Ai përmes një postimi në Twitter ka shtuar se është e papranueshme që presidenti Vuçiq të shprehë gatishmëri për pranimin e marrëveshjes pa u konsultuar me institucionet e vendit.
të njejtin problem e kanë shpalosur edhe Lëvizja Dveri dhe koalicioni NADA, ku Dveri kërkon një seancë urgjente të Kuvendit, ku deputetët të njoftohen për përmbajtjen e marrëveshjes.
Megjithatë, Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Bojan Kostresh, është i vetmi që ka kërkuar nga presidenti i Serbisë nënshkrimin e planit franko-gjerman për Kosovën, shkruan N1.
“Në bazë të nmjohurive të mia për marrëveshjen që po ofrohet, edhe njëherë e them publikisht se një marrëveshje e tillë mund të mundësojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, edhe nëse nuk thuhet shprehimisht në tekstin e saj”, ka shkruar Tadiq.
U skladu sa mojim saznanjima o sporazumu koji se nudi, o čemu sam javno govorio i najavio ovakav razvoj dogadjaja, još jednom ukazujem na to da takvim sporazumom itekako može biti omogućeno članstvo Kosova u UN, čak i ukoliko to uopšte nije eksplicitno navedeno u samom tekstu❗️
— Boris Tadić (@BorisTadic58) January 20, 2023
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...