Ish-presidenti serb, Boris Tadiq ka mohuar se po e nxit Kosovën për të fituar një ulëse në Kombet e Bashkuara.
Ai ka thënë se është keqinterpretuar deklarata e tij për presidentin, Aleksandar Vuçiq që Kosovës “t`ia jap një ulëse në Kombet e Bashkuara, pa njohjen formale të saj”.
Ish-kryetari i Serbisë ka potencuar se në deklaratën e tij është precizuar se “i duket se në rrethana ku Kosova po rrëshqet drejt pavarësisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit, nëse do të isha në vend të Vuçiqit do të kisha menduar edhe për këtë, si dhe disa zgjidhje të tjera të ndërmjetme, për të shmangur aktin e njohjes formale”, raportojnë mediat serbe, transmeton KK.
Ky reagim i ish-kryetarit të Serbisë erdhi pas iniciativës së Vuçiqit për dialog të brendshëm për Kosovën.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...