Tabloidi serb “Alo” e ka marrë seriozisht talljen në Kosovë për ndarjen e Drenicës nga Kosova, pas marrjes së pushtetit nga Albin Kurti dhe Lëvizja “Vetëvendosje”.
Mediumi i afërt me Vuçiqin shkruan se “Lugina e Drenicës do të shkëputet nga Kosova, ashtu siç ndodhi me Britaninë e Madhe nga BE-ja”.
Ky medium i është referuar fotografisë të shpërndarë dje në rrjetet sociale me mbishkrimin “DREX”-it. “DREGZIT Kosovo gubi teritoriju, otcepiće se od Prištine”.
Fotografia tregon një hartë ku shihet e kufizuar Drenica: Komunat Drenasit dhe Skenderajt, të shkëputura nga harta e Republikës së Kosovës.
“Por nuk ka asnjë shpjegim se si do të bëhet kjo zonë, pas zgjedhjes së Albin Kurtit si kryeministër. Kurti dhe lëvizja e tij Vetëvendosje nuk janë aspak popullore në Drenicë. Shkalla e armiqësisë së drenicasve ndaj Kurtit tregohej edhe nga fakti se, gjatë seancës në të cilën u zgjodh kryeministri, deputetët e opozitës vunë në dukje se nuk kishte asnjë ministër drenicak në qeverinë e re”, shkruan Alo.
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...