Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar një goditje të rëndë pas publikimit të mesazhit ku nënkryetarja Aida Dërguti e kishte thirrur Albin Kurtin me fjalë fyese.
Ky mesazh vuri në pah përçarjet në këtë parti e cila ka numrin më të madh të deputetëve në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, shkruan Arbresh.info.
Zyrtarë të saj të lartë dhanë dorëheqje një pas një në muajt e fundit të vitit 2017 e po ashtu në fillim të vitit 2018.
Kryetari Visar Ymeri, nënkryetari i parë, Dardan Sejdiu e zyrtarë të tjerë si kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati dhe deputetët Shqipe Pantina, Driton Çaushi e Frashër Krasniqi janë ata që hoqën dorë nga partia.
Është përfolur shumë edhe për kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti se i përket këtij ose atij fraksioni.
Mirëpo, deri më tani, nuk është parë asnjë veprim nga ana e tij në këtë drejtim.
I pyetur sot nga Arbresh.info, Ahmeti ka thënë se nuk dëshiron të deklarohet për zhvillimet e fundit në partinë të cilës i përket pasi, siç ka thënë, është duke u munduar t’i rregulloj punët.
Të dielën që po vjen, zhvillohen zgjedhjet për kryetar të Lëvizjes.
Deri më tani, kandidaturën e tij për kryetar e ka paraqitur vetëm Albin Kurti./Arbresh.info
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...