Sekretari organizativ i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se Qeveria PDK-LDK duhet të largohet sa më shpejt që të rrëzohet Qeveria e ndërtuar në mosbesim e pabesi.
“Për këto dhe shumë arsye tjera, tani është koha që të gjithë ata deputet, qoftë nga mazhoranca qoftë nga opozita, të cilët për çfarëdo arsye kanë qenë dhe janë kundër këtij koalicioni, përmes Mocionit të Mosbesimit ndaj qeverisë në Kuvendin e Republikës, t’i japin fund këtij modeli të qeverisjes me MOSBESIM dhe PABESI!”, ka shkruar Sherifi, në Facebook.
Sherifi, duke e komentuar nisjen e mocionit të cilën e ka iniciuar subjekti i tij, thotë se përmes këtij mocioni është mundësia që t’i jepet fund modelit qeverisës siç e quan ai qeverisës “Triumviratian” PDK-LDK-LS”.
Sipas tij për tre vite me radhë vendi është udhëhequr nga një qeveri partnerët e së cilës nuk i kanë besuar asnjëherë njëri tjetrit ndërsa siç u shpreh ai, në anën tjetër kërkojnë nga populli t’ju besojë atyre sërish.
Ditë më parë zyrtarët e Nismës për Kosovën kanë bërë të ditur se do të fillojnë konsultimet për të siguruar 40 nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e një seancë për çështjen e mocionit të mosbesimit. Ndërsa, për të kaluar nocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë duhet të mbështetet nga të paktën 61 deputetë.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë i iniciuar nga Nisma për Kosovën do të dështoj nëse ky subjekt nuk ka marrëveshje Partinë Demokratike të Kosovës për ta mbështetur atë./arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...