Google ADS

“Ta dhashë një minutë shtesë”, përplasen Abazi e Bogujevci

12:04 | 31 Tetor 2024
A Z

Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, deputeti Haki Abazi, është përplasur me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

Pasi i përfundoi minutazhi deputeti Abazi kërkoi kohë shtesë, këtë e refuzoi Bogujevci.

“I nderuar, regjia ta shtoi një minutë, nuk të ndërprejti. E patë fatin, më të mirë se të tjerët. Ta dhashë një minutë shtesë, e ke me fakte”, tha Bogujevci.

Haki Abazi vazhdoi të flasë me të, mirëpo nuk dëgjohet pasi i është ndalur mikrofoni./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme