70 mijë vaksina të gripit sezonal janë dhënë nga 31 tetori kur ka filluar dhënia e tyre e deri tash, nga 85 mijë sa janë siguruar nga Ministria e Shëndetësisë këtë vit.
Prej tyre, 9600 vaksina janë dhënë vetëm në Prishtinë, raporton arbresh.info.
Të moshuarit thonë se me marrjen e kësaj vaksine, gripat kalohen me lehtë.
I.B qytetarë nga Prishtina thotë se çdo vit e merr këtë vakinë.
“Menjëherë si kanë ardhur e kam marr vaksinën kundër gripit sezonal. Unë çdo vit e marr, tash e disa vjet. Edhe nëse kam pas grip, e kam kalu shumë lehtë falë kësaj vaksine”, shprehet I.B.
Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) për arbresh.info ka bërë të ditur se këtë vit ka pas interesim më të madh se viteve të kaluara nga ana e qytetarëve për marrjen e vaksinës kundër gripit sezonal.
“Në të gjitha komunat është raportuar interesim nga qytetarët për marrjen e kësaj vaksine. Duke marrë parasysh dozat e shpenzuara deri më tani, vërehet një interesim më i lartë këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar. Këtë vit Kosova ka filluar vaksinimin kundër gripit me datën 31 tetor në të gjitha komunat e Kosovës.
Deri me tani janë administruar rreth 70,000 doza, ndërsa duhet ditur se ky nuk është numër final, duke qenë se procesi i vaksinimit është duke vazhduar ende”, thonë nga IKSHPK.
Kjo vaksinë sipas këtij Instituti jepet për të gjitha moshat.
“Vaksina të cilën e mbajmë në stok është e paraparë të administrohet nga mosha + 6 muaj, dhe të gjithë qytetarët të cilët kanë indikacion për të marrë këtë vaksinë, mund të vaksinohen në qendrat më të afërta të tyre, pas konsultimit me mjekun”, thotë IKSHPK.
Ndërsa drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë Bujar Gashi, ka thënë për portalin arbresh.info se interesimi këtë vit ka qenë i kënaqshëm.
Sipas tij, interesimi është kryesisht i moshave të shtyra, ndërsa i moshave të reja bëhet me rekomandim të mjekut.
“Interesimi ka qenë i kënaqshëm. Interesimi i moshave të reja është si edhe viteve të tjera pasi që këto mosha e marrin vaksinën kryesisht me rekomandim te mjekut”, ka thënë Gashi.
Kategoritë me prioritet për vaksinim kundër gripit sezonal janë: qytetarët mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe lehonat, personeli shëndetësor si dhe fëmijët me indikacione shëndetësore.
Vaksinat këtë vit mund të jepen edhe nëpër ambulantat më të afërta, andaj nuk ka pas radhë të gjata.
Sipas mjekëve, vaksinimi më së miri është të bëhet brenda muajit nëntor deri në gjysmën e dhjetorit para ndryshimit të temperaturave të motit dhe shfaqjes së viruseve.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë në tetor të këtij viti pati bërë të ditur që janë porositur rreth 80.000 mijë vaksina për qytetarët.
Po ashtu, në një përgjigje për arbresh.info kjo ministri pati deklaruar se MSH pret që UNICEF-i t’i sjell ato në kohën optimale, ku janë porositur rreth 80.000 vaksina për qytetarët
Ndryshe nga ky vit, vitin e kaluar ishin shpërndarë 140 mijë vaksina si dhe ishin vaksinuar 23.000 mijë qytetarë. /arbresh.info/Vjollca Gajraku/
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...