Google ADS

Szunyog: Zhgënjyese që seanca dështoi sërish për shkak të mungesës së deputetëve

17:17 | 19 Prill 2023
E.H

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se është zhgënjyese që në Kuvendin e Kosovës sërish ka dështuar të mbahet seanca plenare për shkak të mungesës së deputetëve.

Szunyog përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka theksuar se deputetët duhet të kenë prioritet punën parlamentare, pasi janë zgjedhur nga qytetarët për të kryer rolin e tyre legjislativ.

“Është zhgënjyese që Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe një herë të mbajë seancë plenare për shkak të mungesës së deputetëve. Deputetët duhet të kenë prioritet punën parlamentare, pasi janë zgjedhur nga qytetarët për të kryer rolin e tyre legjislativ”, ka shkruar ambasadori./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme