Szunyog viziton Gjykatën Kushtetuese kërkon të respektohen dhe zbatohen aktvendimet

19:38 | 23 Janar 2024
E.H

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar sot Gjykatën Kushtetuese ku është pritur në takim nga kryetarja e kësaj gjykate, Gresa Caka-Nimani.

Szunyog me anë të një postimi në platformën X, ka kërkuar që të respektohen dhe zbatohen vendimet e kësaj gjykate përfshirë edhe aktgjykimin për Manastirin e Deçanit.

“Theksoi se Gjykata duhet të jetë e pavarur dhe e lirë nga ndikimi dhe presioni politik. Për të ruajtur pavarësinë e gjyqësorit, është thelbësore që anëtarët e qeverisë të përmbahen nga deklaratat që rrezikojnë të cenojnë autoritetin dhe pavarësinë e gjyqësorit, si dhe besimin e publikut në të. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të respektohen dhe zbatohen plotësisht, përfshirë edhe aktgjykimin e datës 19 maj 2016 për çështjen e Manastirit të Deçanit”, ka shkruar Shefi i Zyrës së BE-së./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme