Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog është takuar me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë si dhe për të afirmuar mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
Duke theksuar se pavarësia e gjyqësorit është një gur themeli i sundimit të ligjit dhe një kërkesë thelbësore për çdo shoqëri demokratike, ambasadori i BE-së në Kosovë u shpreh shqetësues lidhru me kritikat e qeveritarëve për vendimet e gjyqësorit.
“Për fat të keq, jemi dëshmitarë të një trendi shqetësues ku anëtarët e qeverisë kritikojnë vendimet e gjykatave, kryerja e hetimeve në vazhdim apo edhe prokurorë dhe gjyqtarë individualë. Gjyqësori duhet të jetë i lirë nga presioni politik, në mënyrë që të mbështesë ndarjen e pushteteve dhe një sistem kontrollesh dhe balancash.”, tha ai.
Duke përshëndetur përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e cilësisë së statistikave në lidhje me rastet e zgjidhura gjyqësore, ambasadori i BE-së në Kosovë tha: “Statistikat e besueshme janë vendimtare për të vlerësuar efikasitetin e sistemit të drejtësisë. Ato janë gjithashtu një mjet për të komunikuar punën e tij me publikun në mënyrë që të rritet besimi i njerëzve te gjyqësori.”
Ndërsa kujtoi deklaratën e nënshkruar të Përbashkët të Angazhimit për reformat në drejtësi, e cila u mirëprit nga BE, Szunyog theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të mekanizmave ekzistues për llogaridhënien, integritetin, efikasitetin dhe transparencën e sistemit gjyqësor.
Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për procesin e reformave në vazhdim dhe planet e investimeve në sistemin e drejtësisë me qëllim rritjen e aksesit në drejtësi.
Në këtë drejtim, ambasadori i BE-së në Kosovë rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, duke përfshirë edhe disa projekte të financuara nga BE-ja./Arbresh.info
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...