Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog ka njoftuar në Twitter se në takimin me kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ia ka përcjellë atij mbështetjen e tij që PDK të jetë opozitë konstruktive, e cila, siç tha ai, i duhet Kosovës.
Szunyog bisedoi me Hoxhajn për zgjedhjet dhe proceset e rëndësishme që e presin Kosovën.
“Ambasadori i BE-së në Kosovë u takua me Enver Hoxhajn dhe diskutuan për zgjedhjet e fundit dhe proceset e rëndësishme përpara Kosovës. E inkurajova PDK-në të jetë opozitë konstruktive për të cilën ka nevojë Kosova”, tha Szunyog.
PDK-ja doli e dyta në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 14 shkurtit. Pa u numëruar ende votat me postë dhe ato me kusht, PDK-ja ka marrë 17,41% të votave.
@EUAmbKS met with @Enver_Hoxhaj and discussed the recent election and the important work ahead for Kosovo. Encouraged #PDK to be the constructive opposition Kosovo needs. pic.twitter.com/tDVMJH581V
— European Union Kosovo (@EUKosovo) February 23, 2021
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...