Google ADS

Szunyog shpreh shqetësimin për rritjen e kërcënimeve ndaj gazetarëve

19:13 | 3 Maj 2024
R J

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog ka vizituar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “X”, ai ka thënë se në takim theksoi rolin vendimtar të mediave të lira dhe të pavarura në aftësimin e publikut për të marrë vendime të informuara dhe për ta mbajtur pushtetin përgjegjës.

“Theksova imperativin e heqjes së barrierave që mund të pengojnë lirinë e medias dhe shpreha shqetësimin për numrin në rritje të sulmeve fizike, kërcënimeve, fushatave të shpifjeve publike dhe gjuhës së urrejtjes drejtuar gazetarëve, veçanërisht gjatë raportimit të vitit 2023 nga veriu i Kosovës”, ka shkruar ai.

Szunyog ka thënë se kanë folur edhe për rëndësinë e verifikimit të fakteve në zbutjen e ndikimit negativ të dezinformatave si dhe për projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediav.

“Së fundi, përgëzova Asociacionin për mbështetjen e tyre ndaj gazetarëve ukrainas dhe afganë”, ka theksuar ai.

Të ngjashme