Shefi i BE-së në Kosovë, Thomas Szunyog, në konferencën përmbyllëse të Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST, ka thënë se projekti kishte për qëllim fuqizimin e sektorit të drejtësisë dhe ka dhënë rezultate.
Ai paraqiti disa prej rezultateve që janë arritur me projektin EUKOJUST, ndërsa veçoi hartimin e Kodit Civil.
“Një projekt prej 7 milionë euro që njihet si EUKOJUST, duke fuqizuar bazat rregullative dhe vetërregullative, përdorimin e TIK-ut për të forcuar aftësinë e saj dhe kapacitetet. Kjo qasje gjithëpërfshirëse ka qenë ambicioze, ka pasur disa kompleksitete dhe sfida për këtë nuk është gabim fuqizimi ndërinstitucional, duke pasur për qëllim një reformë të përbashkët në sektorin e drejtësisë e ka fuqizuar të gjithë partnerët dhe strategjinë e ligjit”, tha Szunyog, raporton eo.
“Fuqizimi i kapaciteteve, transparenca e gjyqësorit, kjo ndihmë ka pasur shumë rezultate; ka përmirësuar procedurat e rekrutimit, ka mbështetur reforma për drejtësinë. Këto reforma kanë pasur qëllim për ta bërë drejtësinë, e një ndër to hartimi i Kodit Civil. Mbështetja e Zyrës së Kryeministrit është materializuar me ndryshime të ligjit, miratimi i rregullores së punës që ka përafrimin e legjislacionit me BE-në. Për më shumë se katër vite të implementimit këto janë disa nga sukseset e EUKOJUST”, theksoi ai.
Ndërkohë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, theksoi se ky program ka ardhur në kohën e duhur.
“Ky program ka bashkuar akterët e drejtësisë, ka ardhur në kohën e duhur dhe si ministre e Drejtësisë që nga 2021 ka qenë një nga programet më mbështetëse për Ministrinë. Është shënuar progres, për dy vite janë 55 për qind e aktiviteteve që janë zbatuar, pjesa më e madhe e tyre është mbështetur nga ky program. Lsta e aktiviteteve është e gjatë dhe si MD u jemi mirënjohës për programet që kanë mbështetje, përkatësisht që dalin nga këto ligje. Nevojën për ekspertizë për miratimin e Kodit të Procedurës Civile, ne shpresojmë që të ketë vazhdim të mbështetjes së tillë sepse është e rëndësishme”, tha Haxhiu.
Benjamin Strasser, sekretar parlamentar i shtetit, Ministria Federale e Drejtësisë në Gjermani, tha se dikasteri që ai përfaqëson është duke i përcjellë reformat nga afër.
“Kam nderin të festojmë së bashku arritjet e kohëzgjatjes së këtij projekti, MD-ja ka mbështetur aktivitetet lidhur me reformat në drejtësi. Ministria ime është duke i përcjellë këto reforma nga afër që të punojmë bashkërisht dhe t’i shtyjmë këto reforma përpara. Pavarësia institucionale është parakusht për sundimin e ligjit. Përkundër të gjitha sfidave që duket të jenë pjesë e reformave, përkushtimi i përbashkët na ndihmon në fuqizimin e një sistemi transparent. Një sistem ka nevojë për ligje në bashkëngjitje me ligjet që janë mbështetur nga këto projekte”, tha Strasser.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...