Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, pret që Kosova dhe Serbia ta pranojnë propozimin evropian dhe të angazhohen në bisedime se si të zbatohet ajo marrëveshje.
“Dua të argumentoj që çka do që është e nevojshme të thuhet është thënë nga Lajçak dhe presim që të dyja palët ta pranojnë propozimin evropian dhe të angazhohen në bisedime se si të zbatohet ajo. Është shumë e qartë që ne kemi besuar që marrëveshja është shumë e rëndësishme për integrimin evropian”, tha ai.
Szunyog po ashtu përgëzoi Kosovën për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që ka bërë dje.
“Është shumë më rëndësi që Kosova ka ratifikuar me mbi 80 vota marrëveshjet ndërkombëtare. Ky është një interes që të shkojë përpara. Ky është një sinjal shumë i rëndësishëm. Janë duke sjellë përfitime për popullatën e Kosovës. Është një shenjë pozitive dhe vlerësohet nga BE”, tha ai./EO
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...
Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan As...
Kamberi: Serbia po tenton të izoloj shqiptarët e Luginës
Ushtari amerikan ribashkohet me qenin që shpëtoi gjatë shërb...
Emigrantët e paligjshëm/ Teksasi nis fushatën në Meksikë dhe...
Dy të vdekur brenda shtëpisë në Tiranë, zbardhen detajet e n...