Shefi në largim i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka uruar që Kosova të përparojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Ndërsa ky kapitull mbyllet për mua, dua ta shoh Kosovën që vazhdon rrugën e saj drejt BE-së, duke bërë ndryshimet dhe zgjedhjet e nevojshme për një Kosovë evropiane”, ka shkruar ai në platformën X.
As my mandate in #Kosovo draws to a close, tonight I bid farewell to our local and international partners who have worked with me and my team, side by side, for the past 4 years.
Thank you for the collaboration and support during my tenure. pic.twitter.com/KxjAYU9RWX
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) July 9, 2024
Szunyog ka falënderuar popullin e Kosovës, për të cilin ka thënë se ka në duar të ardhmen evropiane.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen lamtumirëse të organizuar mbrëmjen e sotme nga Zyra e BE-së në Kosovë, me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadorit Tomáš Szunyog si shef i zyrës së BE-së.
Në fjalën e tij, ai tha se Bashkimi Evropian përfaqëson të ardhmen për Kosovën – një familje kombesh në të cilën vendi ynë aspiron t’i bashkohet dhe të kontribuojë, me të cilën ndajmë vlera të përbashkëta dhe kemi synime të njëjta për të ardhmen, përcjell Arbresh.info.
“Jo rastësisht Kosova aktualisht është vendi më pro BE-së, me nëntëdhjetë e pesë përqind të qytetarëve që mbështesin anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, u shpreh kryeministri.
Më tej, ai foli mbi arritjet e vendit tonë gjatë këtyre tri viteve të fundit, në kohën kur dhe ambasadori Szunyog shërbeu në krye të zyrës së BE-së në Kosovë.
“Gjatë mandatit tuaj, Kosova shënoi arritje të rëndësishme në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ato më historiket ishin aplikimi ynë për anëtarësim në BE në fundin e vitit 2022 si dhe liberalizimi i vizave i cili filloi nga ky vit”, u shpreh Kurti./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador