Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë e Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Tomas Szunyog në përfundim të mandatit të tij katërvjeçar, ka thënë se liberalizimi i vizave për shtetasit e Kosovës, si ndër momentet më të mira që ka përjetuar.
Szunyog ka kujtuar edhe 24 shtatorin e vitit 2023, sulmin në Banjskë, si ndër momentet më të vështira që ai ka pasur.
“Nuk do ta harroj kurrë 24 shtatorin 2023. U zgjova nga një telefonatë që më informoi për sulmin e dhunshëm në Banjskë. Ishte një e diel dhe më duhej të veproja shpejt për të mobilizuar të gjithë, si këtu dhe në Bruksel. Isha i tronditur dhe i pikëlluar kur mësova se Afrim Bunjaku ishte vrarë në krye të detyrës. Përmasat e këtij operacioni ishin të paprecedentë dhe sasia e armëve të konfiskuara ishte masive. Ky incident ishte një kambanë e fortë alarmi dhe pasojat e tij janë të dukshme edhe sot. Dua të ritheksoj nevojën për një hetim të plotë për të përfunduar me efikasitet dhe që të gjithë të përfshirët të mbahen përgjegjës. Një ditë tjetër shumë e vështirë ishte 29 maji i vitit 2023 – dita e sulmeve të paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat kanë çuar në plagosjen e një numri prej tyre”, ka deklaruar Szunyog në një intervistë për Telegrafin.
Szunyog, gjithashtu ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në BE, duke përmendur disa nga veprimet që duhet ndërmarrë.
Në përfundim të intervistës, Szunyog thotë se do t’i mungon Kosova dhe njerëzit që i quan miq e të cilët kishin gjithmonë dyert e hapura për të.
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...