Në kuadër të fushatës “Mbështetja e BE-së në Kosovë”, me sloganin “Për ju me ju”, të premten në Junik fëmijët e moshës nga 4 deri në 16 vjeç janë argëtuar me aktivitete të ndryshme, përfshirë lojëra e muzikë, raporton Ekonomia Online.
Ambienti përgjatë lumin “Erenik” ku edhe është zhvilluar ky aktivitet është rehabilituar përmes mbështetjes së BE-së në Kosovë me një projekt në vitin 2014.
Fëmijë i vizitoi ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, dhe kreu i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu.
Szunyog tha se me Shehun kanë biseduar për projektet që janë kryer në bashkëpunim me BE-në dhe synim së bashku kanë zhvillimin e komunave në përgjithësi.
“Shoh një potencial shumë të mirë për zhvillimin e turizmit rural, por duhet të ketë bashkëpunim parkut nacional dhe komunave në këtë drejtim”, deklaroi Shefi i BE’së në Kosovë.
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe e njoftoi atë për punët dhe sfidat e këtij qyteti.
“Vizita e ambasadorit të BE-së në Junik për mua por edhe për qytetarët e Junikut është një ngjarje jashtëzakonisht e mire dhe e njoftuam ambasadorin për zhvillimet që po ndodhin në Junik. Kjo po konsiston edhe me një ngjarje shumë të rëndësishme me këto aktivitete për fëmijë”, tha Shehu, teksa shpreson për ndonjë bashkëpunim tjetër me BE-në.
Deri më tani, falë mbështetjes së BE-së për zhvillim social, 500 vendim-marrës të rinj janë fuqizuar me aftësi për të avokuar për të drejtat e grave, 1 000 djem dhe vajza janë përfshirë në aktivizëm rinor, shkëmbim ndërkulturor, dhe mësim joformal, si dhe më shumë se 50 000 njerëz të cenueshëm janë mbështetur përmes shërbimeve mjekësore dhe sociale.
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër