Përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovën, Tomáš Szunyog ka uruar Gjykatën Kushtetuese në 14 vjetorin e themelimit të saj.
Szunyog me anë të një postimi në platformën “X”, tha se Kushtetuesja duhet të jetë e pavarur dhe e lirë nga ndërhyrja politike, shkruan Arbresh.info.
Tutje ai shtoi se zbatimi i të gjitha vendimeve të saj është vendimtar.
“Urime Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për 14-vjetorin e saj! Ajo duhet të jetë e pavarur dhe pa ndërhyrje politike, zbatimi i të gjitha vendimeve të saj është vendimtar.”, shkroi shefi I zyrës së BE-së.
Tutje ai tha se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Gjykatën në promovimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut./Arbresh.info./
Congrats to the 🇽🇰 Constitutional Court on its 14th anniversary! It should be independent & free of political interference, the implementation of all its decisions is crucial. The EU will continue to support the Court in promoting the rule of law & respect for human rights.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) October 23, 2023
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...