Marrëveshja që është derivat i propozimit franko-gjerman e për të cilën Kosova dhe Serbia u dakorduan të hënën e 27 shkurtit, sipas Shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, do të sjellë rezultate të prekshme si për të dyja vendet ashtu edhe për rajonin edhe Evropën.
Komentet dhe kritikat aktuale për këtë marrëveshje, beson diplomati çek, janë ende të parakohshme, kjo pasi që procesi i negociatave po vazhdon.
“Vura re disa nga komentet. Por përsëri, nga këndvështrimi im, ato komente janë të parakohshme, sepse ne jemi ende në proces negociatash”, ka thënë Szunyog në një intervistë për mediumin serb me seli në Kosovë, Radio Kontakt Plus.
Szunyog duke komentuar çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka thënë se i njëjti është një obligim ndërkombëtar i Kosovës i cili duhet zbatuar sa më shpejt.
“Edhe te marrëveshja e arritur të hënën, ka një kërkesë specifike për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme. Dhe unë mendoj se ne jemi shumë të qartë për këtë”, ka shtuar ai.
Ndonëse për Ambasadorin e BE-së është evidente se Kosova e Serbia kanë mendime të ndryshme për çështjen e Asociacionit, i njëjti, sipas tij, duhet zbatuar sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
“Pra kemi një kornizë ligjore sipas së cilës mund të formohet Asociacioni. Kam folur me ekspertë juridikë, përfshirë juristë dhe ekspertë serbë dhe shqiptarë, kam ndjesinë se ka vend për kompromis”.
Szunyog më tej është shprehur i shqetësuar për vakumin e sigurisë së krijuar në Veri të Kosovës pas largimit të serbëve si nga institucionet e nivelit qendror ashtu edhe nga ato komunal, përshirë Policinë, Gjyqësorin, Prokurorinë, Doganën.
“E shohim qartë se gjendja nuk është e shëndoshë në kuptimin që institucionet nuk po funksionojnë, veçanërisht institucionet e sigurisë, ku natyrisht është edhe Policia e Kosovës, por edhe gjyqësori”, ka pohuar ai.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...