Prokuroria Speciale të Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 10 personave si të dyshuar për pjesëtarë të organizatës kriminale “Syri i Popullit”.
Gjatë ditës është raportuar për planet, strukturën dhe detajet e organizimit të kësaj organizate sipas përshkrimit në aktakuzën 79-faqeshe të Prokurorisë Speciale.
Pjesë shumë interesante e kësaj aktakuze është ajo ku përshkruhen planet e kësaj organizate ndërsa gjithashtu aktakuza përshkruan edhe një pjesë të formës së financimit, raporton kallxo.com.
Siç përshkruhet në aktakuzë, fondi “Liria e Atdheut”, fond ky i krijuar nga organizata, do të funksiononte në atë mënyrë që për çdo qytet të caktohej një veprimtar i fondit, i cili do të kishte detyra interesante.
“Për çdo qytet caktohet një veprimtar i fondit “Liria e Atdheut”, nga një pronar firmë-kompanie serioze, ky kontakton në 4 sy me firmat e qytetit me rrethinë dhe kërkon ndihma të rregullta mujore prej firmave-kompanive”, përshkruhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Gjatë ditës u publikuan raporte të detajuara të bazuara në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Murat Jashari, Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Rexhep Topllana, Bajrush Konjusha, Sabit Berisha, Halim Halimi, Bexhet Luzha dhe Lirije Luzha janë pjesë e aktakuzës që i ngarkon për përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Murat Jasharit aktualisht i është caktuar masa e trajtimit psikiatrik.
Asnjë nga të akuzuarit në deklarimet e tyre sipas aktakuzës nuk i kanë pranuar pretendimet e Prokurorisë të përshkruara në aktakuzë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...