Ish- komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi me rastin e 20 vjetor-it të daljes publike të UÇK-së ka shkruar një letër prekëse nga burgu i Dubravës.
Tash e sa vite Selimi këtë përvjetor e pret prapa grilave, duke vuajtur dënimin që siç thotë ai me akuza të padrejta dhe me dënime të rënda nga një mision dhe gjykatë e korruptuar e Eulex-it.
“Ne nuk fyhemi nga të ultët por mërzitemi kur nuk mbrohemi nga ata që e kanë për detyrë të jenë mbrojtës të shtetit, kur nuk mbrohemi nga shteti që e krijuam vetë, nga ai shtet që e ngritem me gjak e me plagë që e kemi shërbye edhe në uniformë”, ka shkruar ai në letrën e tij të siguruar nga Indeksonline.
Selimi ka thënë se ambienti i burgut po i rëndon duke e pas parasysh që edhe institucionet nuk e mbrojnë të drejtën, lirin dhe vlerën mbi të cilën u krijuan.
“Jo vetëm në këto ditë lavdie, por përditë duhet të mbrohen dhe kultivohen vlerat kombëtare e shtetërore, të kujtohen dëshmoret dhe të rënët për atdhe”, ka theksuar ai në letrën e tij të shkruar nga qelia e tij.
Selimi me kujtime është kthyer prapa, derisa ka shkruar për 20 vitet e mëhershme teksa ai me bashkëluftëtarët tjerë kanë dalë në vija të frontit.
“20 vite më parë ne ishim në vija fronti kur u zhvillua beteja e Rezallës se Re dhe dalja publike e UÇK-së, kurse sot në 20 –vjetorin e asaj ngjarje ne jemi të privur nga e drejta për të vënë lule mbi varret e shokëve tanë. Vite më parë ne ishim në krye të marshimit të trupave të TMK-së dhe FSK-së, kur sot në ditën e Forcës nuk jemi në mesin e kolegëve tanë ushtarë e oficerë të Kosovës.”, shkruan më tej ish- komandati i UÇK-së.
Mungesa në këto përvjetore duket se po i shkakton dhembje ish- ushtrit.
“Sot po mungojmë në përvjetore por më keq do të ishte të mungonin atëherë kur u krijua historia e asaj që përkujtohet sot, përkundër disave që atëherë i munguan Kosovës e Adem Jasharit e sot mundohen ta uzuropjnë lavdinë dhe ta shtrembërojnë historinë”, thotë Selimi.
Ai ka thënë se sot po mungojmë në përvjetore por më keq do të ishte të mungonim atëherë kur u krijua historia e asaj që përkujtohet sot, përkundër disave që atëherë i munguan Kosovës e Adem Jasharit e që sot mundohen ta uzurpojnë lavdinë dhe ta shtrëmbërojnë historinë.
Lexoni shkrimin e plotë të Selimit:
Te nderuar qytetare Po ju shkruj nga burgu I Dubraves, sot ne diten kur FSK-ja shenon Diten e Forces, ne prag te 28 Nentorit, Diten e Pavaresise se shqiperise, Ditelindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari si dhe ne 20 vjetorin e Daljes Publike te UCK-se. U bene shume vite qe ne ditet dhe pervjetoret e Lavdise I presim ne pranga.
Keto pranga na dhembin edhe me shume kur dihet se ketu jemi kurbane te padrejtesise, me akuza te padrejta dhe me denime te renda nga nje mision dhe gjykate e korruptuar e EULEX-it. Ditet e renda ketu po na i rendojne edhe fyerjet qe po i behen ne radhe te pare luftes dhe UCK-se por edhe neve si luftetare te saj. Ne luftuam si shqiponja e si luaj por kjo kjo nuk don te thote se nejemi shpeze e si kafshe, sic na quajten ata qe na gjykuan e na denuan.
Ne nuk fyhemi nga te ultet por merzitemi kur nuk mbrohemi nga ata qe e kane per detyre te jene mbrojtes te shtetit, kur nuk mbrohemi nga shteti qe e krijuam vete, nga ai shtet qe e ngritem me gjak e me plage dhe qe i sherbyem edhe ne uniforme.
Ky ambient na rendon, jo pse na harrojne institucionet, por sepse ato nuk e mbrojne te drejten, lirine dhe vleren mbi te cilen u krijuan. Jo vetem ne keto dite lavdie, por perdite duhet te mbrohen dhe kultivohen vlerat kombetare e shteterore, te kujtohen deshmoret dhe te renet per atdhe. Jo vetem me 5 Mars e 28 Nentor, por perdite e perhere duhet te kujtohet e nderohet vlera e Komabdantit Adem Jashari.
20 vite me pare ne ishim ne vija fronti kur u zhvillua beteja e rezalles se Re dhe Dalja Publike e UCK-se, kurse sot ne 20 vjetorin e asaj ngjarje jemi te privuar nga e drejta per te vene lule mbi varret e shokeve tane. Vite me pare ne ishim ne krye te marshimit te trupave te TMK-se dhe FSK-se, kurse sot ne Diten e Forces nuk jemi ne mesin e kolegeve tane ushtare e oficere te Kosoves. Sot po mungojme ne pervjetore por me keq do te ishte te mungonim atehere kur u krijua historia e asaj qe perkujtohet sot, perkunder disave qe atehere I munguan Kosoves e Adem Jasharit e sot mundohen ta uzurpojne lavdine dhe ta shtremberojne historine.
Nga Dubrava, dua qe qytetareve tane, bashkeluftetareve dhe familjeve te deshmoreve t’ua uroj 28 Nentorin e Vlores e te Preakzit, Diten e flamurit, ditelindjen e Komandantit Adem Jashari dhe diten e UCK-se. Ne nuk do te lodhemi e as nuk mposhtemi nga cfardo padrejtesi. E drejta do te triumfije nje dite. Gezuar 28 Nentori! Dubrave, Nentor 2017, Sylejman Selimi/Indeksonline/
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...