Ish komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi e ka shkruar një letër prekëse për vdekjen e ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.
Në një letër të siguruar nga indeksonline nga familja e “Sulltanit”, ish komandanti kujton kohë të vështira të kaluara me Rexhepin.
Ndër të tjera, Selimi tregon se si ish doktori Bajram Rexhepi i kishte shëruar plagët në luftë në kohën kur ishte plagosur.
“Duke qenë këtu ku jam unë, lajmet mund të vijnë më ndryshe. Por, lajmin për vdekjen e hershme të Doktorit të UÇK-së Bajram Rexhepi do ta merrja njejtë dhimBshëm edhe sikur të isha në liri. Bashkë me lajmin për vdekjen e Doktorit më vijnë ndërrmend edhe kujtimet kur ai sheronte plagë lufte. Pashmangshëm më kujtohet kur u plagos Sahit Jashari në Dhjetorin e vitit 1996 në Prekaz. UÇK-së i duhej një doktor. Ishim në kullën e Jasharajve bashkë me Ademin, Hamzën, Rexhën, Mujën e Naitin dhe me bashkëluftëtarë tjerë. E vendosem ta gjenim doktorin. Shkuam ne Mitrovicë me Asllanin dhe e gjetem doktorin. Ishte Dr. Bajram Rexhepi dhe i cili erdhi menjëherë në Prekaz dhe që nga ajo dite ai ishte edhe doktor edhe ushtar i UÇK-së.
Por, doktorin qe e thirrem për Sahitin na u dasht ta thërrasim përseri edhe kur u plagosa unë në vjeshtën e 1997-tës. Nuk e kisha ditur që doktorin që e solla nga Mitrovica në UÇK për Sahitin, e kisha sjellur edhe për vete. Ai erdhi dhe e sheroi plagën time pak ditë para se të ndodhte beteja e Rezallës së Re dhe dalja publike e UÇK-së.Keshtu doktori im dhe i Sahiti u be doktori i UÇK-se.
Ai shëroi shumë plagë dhe shpëtoi shumë luftetarë. Edhe pas luftës ne ruajtem miqësine dhe respektin prej bashkëluftëtatesh. Kishim bashkëpunim të ngushtë edhe në detyrat dhe rolin që kishim në institucionet shtetërore. Prandaj, lajmi per vdekjen e Doktorit me erdhi si lajm i dhimshem i nje ndarje te parakohshme nga kjo jete. Me kete rast, duke i ruajtur kujtimet, iu shpreh ngushllime Familjes, bashkeluftetareve dhe kolegeve te tij. Kujtimi per Doktorin e Luftes dhe ish Kryeministrin Bajram Rexhepi do te jete i perbershem.Sylejman Selimi,Dubrave, 23 Gusht 2017” shkruan Selimi.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...