Ish-komandanti i UCK-së, Sylejman Selimi është kthyer përsëri në burgun e Dubravës, pas trajtimit mjekësorë që ka marrë në Spitalin e Pejës pasi gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mirë.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, i cili thotë se tani gjendja shëndetësore i është përmirësuar.
Megjithatë, tani për të është duke u kujdesur një mjek kujdestar, i cili do qëndroj gjatë tërë natës pranë tij.
“Po, Sylejman Selimi është kthyer përsëri pas kontrollit dhe ndihmës së parë që e ka marrë në Spitalin e Pejës, pasi doktorët nuk e kanë parë të arsyeshme që ai të ndalet më shumë aty. Pra, gjendja e tij tani është stabile. Megjithatë, pranë tij është duke qëndruar një mjek kujdestar i cili do e përcjellë gjendjen e tij shëndetësore gjatë tërë natës”, ka thënë Zogaj.
Më tutje Zogaj thotë se ata janë në gjendje gatishmërie që ta dërgojnë përsëri në spital, në rast se gjendja e tij ndryshon.
“Ne do e përcjellim gjatë tërë natë gjendjen e tij dhe në rast se diçka nuk është siç duhet ne do e dërgojmë përsëri në spital. Megjithatë, nesër do shikojmë nëse ka nevojë që përsëri të bëhet ndonjë analizë apo kontroll tjetër”, ka shtuar ai.
Ende nuk dihet se cili ishte shkaku i përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore dhe sa serioze ishte ajo. Për këtë Zogaj nuk jep detaje, duke thënë se nuk është në dijeni për këtë gjë
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...