Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së dhe ish-ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi, për shkak të problemeve shëndetësore është dërguar në Spitalin e Pejës.
Këtë për ‘Indeksonline’, e ka konfirmuar drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, i cili thotë se ende nuk e dinë se në çfarë gjendje shëndetësore gjendet ai.
“E kemi dërguar në Spital të Pejës dhe nëse është diçka më serioze, atëherë dërgohet edhe në Prishtinë. Për momentin nuk kam informacione më shumë, por nëse më vonë mësojmë diçka atëherë mund të ju informoj”, ka shtuar ai.
Ai thotë se nuk e di se cili ka qenë shkaktari i përkeqësimit të gjendjes së tij dhe se për këtë po presin konstatimin e doktorëve.
Sekuestrohen 81 boksa cigare të kontrabanduara në aeroportin...
Gjendet pa shenja jete një person në Klinë
Të gjithë njerëzit me sy blu kanë një paraardhës të përbashk...
Drejtori i OBSH-së bën thirrje për ndaljen e sulmeve ndaj sp...
KQZ sot mban mbledhje
“Pak orë para hapjes së madhe”/ Rama ndan pamjet nga punimet...