Eksperti i meteorologjisë si dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj ka treguar se reshje të borës do të ketë edhe nesër, por do të rifillojnë përsëri gjatë javës së ardhshme.
“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë në ndikimin e masave ajrore të cilat vijnë nga pjesa verilindore e rajonit. Këto masa ajrore kanë shkallë të lartë të lagështisë, për rrjedhojë që nga gjysma e dytë e kësaj jave e deri nesër në orët e paradites do të ndërpriten reshjet”, ka thënë Tahirsylaj.
Tahirsylaj tha se gjatë ditës së diel nuk do të ketë reshje, ndërsa nga dita e hënë ka mundësi të ketë reshje të vogla, të martën do të ketë reshje shiu dhe bore, ndërsa nga dita e mërkurë e deri të dielën nuk do të ketë reshje.
“Temperaturat minimale do të luhaten nga -5 deri në -7 gradë celsius në vende kodrinore-malore, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 4 deri në 6 gradë celsius, që do të shkaktojnë shkrije të borës”, tha Tahirsylaj.
Ai shtoi se në ato vende ku ka degradim të shtretërve të lumenjve më shkrirjen e borës do të rriten nivelet e rrjedhave dhe ka mundësi që të dalin jashtë shtratit.
“Do të ketë erë nga ana e veriut dhe veriperëndimit në shpejtësi 1 deri në 7 metër në sekondë, ndërsa sasia e reshjeve deri më tani është 30- 35 litër për metër në katrorë.
Tahirsylaj ka shtuar se këto reshje kanë një rëndësi të madhe në mbjelljet vjeshtore dhe për akumulimin e ujërave në liqenet e Kosovës. /Kallxo/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...