Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj në një prononcim për Telegrafin, ka konfirmuar se do të ketë rënie të temperaturave dhe se ditën e nesërme do të bie borë.
Tahirsylaj po ashtu ka bërë të ditur se sonte do të ketë erë të fortë.
Ndryshe, Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi publik ka njoftuar se i ka të kontraktuara kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve urbane e rurale, të cilat do të jenë në terren me të gjitha kapacitetet e tyre.
Në njoftim thuhet se ato do të kujdesen që rrugët të pastrohen dhe të jenë të kalueshme, në rast të reshjeve të borës dhe nga ngricat që vijnë si pasojë e temperaturave të ulëta.
Komuna e Prishtinës po ashtu ka publikuar numrin që mund të thërrasin qytetarët. Qendra e Thirrjeve: 080012233; 080012244
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA