Erërat dhe pluhuri i madh i kësaj jave në Kosovë pritet të largohen gjatë javës së ardhshme. Profesori i metrologjisë, Sylë Tahirsyla thotë se vendi ynë aktualisht është në ndikimin e masave të nxehta që po vijnë nga “Sahara” e Afrikës. Sipas tij, edhe në të kaluarën ka pasur dukuri të tilla të cilat tash po përsëriten, por që do të tejkalohen.
Tahirsyla thotë se pluhuri i madh do të ndotë ambientin dhe do të shkaktojë dëme në infrastrukturë.
“Vendi ynë dhe gjithë gadishulli është në ndikimin e masave të nxehta që vijnë nga Sahara, përkatësisht nga Afrika. Këto dukuri të tilla janë fenomene të cilat përsëritet. Prandaj duke u bazuar në bazën e të dhënave hidrometrologjike të Republikës së Kosovës në vitin 1954 kemi pasur borën e kuqe që populli e mban mend si bora e kuqe që e ka sjell një ndotje përkatësisht e ardhur nga Sahara me ngjyrë kuqe, e që trashësia ka qenë deri në 5 cm. Kjo dukuri nuk është përsëritur gjatë sezone së dimrit, por dukuria e pluhurit që është përsërit në periudha të caktuara. Kjo është e tejkalueshme”, thotë ai.
Profesori i metrologjisë u shpreh se javën e ardhshme do të ketë rënie të temperaturave dhe largim të këtyre masave nga i nxehti “Afrikan”.
“Ato shkaktojnë probleme në ndotjen e mjedisit, në infrastrukturë se krijohet era e fuqishme dhe ka dëmtime të infrastrukturës”, thotë ai.
Në fillim të kësaj jave Kosovën e ka kapluar i nxehti “Afrikan”, në të cilin temperaturat kanë arritur deri në 32 gradë celsius.
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e ...
Kafeja, sekreti për zemër të shëndetshme dhe jetë më të gjat...
Britania përballet me natën më të ftohtë të janarit për 15 v...
Vodhi zinxhir në vlerë prej 500 euro, arrestohet gruaja në P...
Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...