Aksioni i sotëm në veri të vundit nuk ka asgjë të bëjë me tërheqjen e Kosovës për kandidim në Intepol.
Kështu ka bërë të ditur kryeprokurori i Shtetit, Sylë Hoxha në një konferencë për medie, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë gjithashtu se aksioni ka ardhë si rezultat i hetimeve dhe mbledhjes së provave.
“Disa mediume serbe po shkruajnë se ky aksion i sotëm ka qenë si kundërvënë e asaj që Kosova nuk po hynë në Interpol, ne e kemi orarin tonë të punës ashtu siç i kemi mbledhur provat kemi parashtruar kërkesë e kemi marrë vendim për diçka të tillë kështu që ato janë vetëm thënie të tyre sepse ata kanë informaicone me grupet kriminale”, ka thënë ai.
Syla ka shtuar gjithashtu se nuk kanë marrë bashkëpunim nga policia serbe në rastet që u është kërkuar.
“Ne edhe më herët kemi kërkuar bashkëpunim me organet serbe por nuk e kemi marrë atë as në zbathjen e vrasjes së Inavoviqit apo personave të tjerë”, ka thënë ai.
Gjatë kësaj konference Prokurori Hoxha ka thënë se cak i aksionit në veri kanë dy të dyshuari ku njeri nga ta u arrestua sot janë bashkëpunëtor të ngushtë të kriminelit serb Milan Radoiçiq.
“Prokuroria speciale ka marrë vendim për zgjerimin e hetimit ndaj dy zyrtarëve policorë. Sot është arrestuar njëri nga të kërkuarit ndërsa tjetri jo. Arsyeja e arrestimit të tyre është: Pjesëmarrje në organizmin e grupit kriminal dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare. Në pjesën veriore të Mitrovicës ekzistojnë grupe kriminale të udhëhequr nga Milan Radoiçiq ndaj të cilit ka edhe urdhër nga organet ndërkombëtare për arrestim. Këta dy persona që janë arrestuar kemi prova se kanë punuar dhe vepruar nën urdhrat e Milan Radioicic. Këta dy persona kanë fshehur prova ë vrasjen e Oliver Ivanovic por edhe prova te vrasjeve të tjera që nuk janë të zbuluara” tha Hoxha.
Ndryshe zyra e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se Kosova kë kërkuar shtyrjen e votimit për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, bazuar në kompetencat e tij si kryeministër në detyrë dhe nga rekomandimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit. /arbresh.info/
Lexo edhe: Grupi kriminal udhëhiqet nga Veselinoviqi, Radojçiqi i drejton “mjekroshët”
“Është një version më i mirë i Haalandit”, Van Der Vaart zbu...
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...