Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka kritikuar qeverinë në detyrë që nuk i ka përfshirë punëtorët e menaxhimit të mbeturinave në pakon e mbështetjes të publikuar sot.
Ai ka thënë se këta punëtorë meritojnë respekt të madh dhe se nuk duhet lënë anash.
Syla ka kërkuar qeverisë që urgjentisht të mbështeten edhe këta punëtorë me masat e reja.
Ky është postimi i tij i plotë:
E pa pranueshme lënia anash dhe pa mbështetje të punëtorëve të kompanive të menaxhimit të mbeturinave, duke pas parasysh rolin e tyre të pazëvendësueshëm gjatë krizës pandemike.
Ata punëtorë të cilët bëjnë një punë jo të lehte duhet te trajtohen me respekt gjithmonë, e sidomos tash sepse dihet fare mirë në çfarë kushte punojnë.
Qeveria duhet urgjentisht ta përfshijë edhe këtë kategori në vendimin për shtesa në paga gjatë kohës së krizës edhe pse ato kompani menaxhohen nga komunat.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...