Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës dega në Pejë, Gazmend Syla, ka thënë se me të drejtë ish-eprorët e lartë të UÇK-së Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, e kanë refuzuar takimin me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Syla në Info Magazinë në Klan Kosova tha se kjo vizitë është sa për t’i mbuluar ato që njerëzit e kësaj qeverie i kanë thënë për liderët që gjenden në Hagë, duke përmendur krimet e mundshme që i kanë kryer ata.
“Kjo qeveri e ka pasur një qasje krejt tjetër ndaj vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në këtë rast edhe ndaj ish-presidentit Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Veseli. Ndoshta edhe me të drejt kanë menduar që nuk kanë nevojë për një vizitë të tillë përderisa kjo qeveri ka ardhur në pushtet mbi ato që i kanë thënë për krimet e mundshme që i kanë bërë liderët tonë e që sot gjenden në Hagë kjo është një vizitë sa për t’i dhënë ngjyrë dhe për t’i mbuluar ato çka i kanë thënë”.
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, sot ka udhëtuar për në Hagë.
Qëllimi i vizitës së Haxhiut është takimi me krerët e lartë të UÇK-së që po gjykohen tash e një vit për krime të luftës.
Por, takimin me të e kanë refuzuar ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...