Zëvendësministri Syla priti në takim Shefen e Operacioneve Aktuale të NATO-s, Ariella Viehe.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka thënë se Kosova ka synim anëtarësimin në NATO dhe për këtë është janë duke u angazhuar.
Syla gjatë takimit që ka pasur me shefen e Operacioneve Aktuale të Divizionit Operativ të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe, poashtu shprehu vullnetin për angazhim në operacionet e NATO-s.
“Synimi ynë shtetëror është anëtarësimi në NATO dhe për këtë qëllim të gjitha angazhimet tona në politikë bërje dhe vendimmarrje janë të orientuara në këtë drejtim”, tha ndër të tjera zëvendësministri, duke theksuar vullnetin e plotë të angazhimit në operacione të NATO-s, në të mire të paqes, stabilitetit dhe sigurisë globale.
Nga ana e saj, Viehe, tha se ndjehet e kënaqur për vizitën e parë në Kosovë dhe progresin e arritur të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Gjithashtu, ajo vlerësoi lartë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me NALT-in dhe KFOR-in, duke besuar se ky bashkëpunim produktiv të vazhdojë edhe në të ardhmen./Arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...