Ish-kryeinspektori në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Lulzim Syla, ka folur për situatën e ngritjes së çmimeve në tregun kosovar, duke thënë se qeveria është vonuar shumë në marrjen e veprimeve për të ndaluar rritjen.
Syla tha se zgjidhja më e mirë për dalje nga kjo situatë është krijimi një task-force.
“Të krijohet një task-forcë për të bërë inspektime se kush po i rrit çmimet, të shkojë te të gjitha bizneset apo tek importuesit më të mëdhenj, që të marrin të gjitha dokumentacionet se me çfarë çmimi e ka sjellë atë produkt dhe me çfarë çmimi po e shet”, tha Syla në ‘Info Magazine’ .
“As nga Ukraina e as nga Rusia nuk kemi marrë produkte ose lëndë të parë që të ngrihen çmimet siç po ngrihen sot”, u shpreh tutje Syla.
“Unë besoj se bizneset janë të lidhur me shtetin dhe për këtë po rriten çmimet”.
Tutje Syla kritikoi ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari, për të cilën tha se nuk i kupton gjërat.
“Ajo nuk është profesionale, nuk i din këto gjëra. Nuk mundet me e akuzu asnjë agjenci sepse politikat i bën ministrja, nuk i bëjnë kryeshefat”, tha Syla.
“Është e paimagjinueshme që sot të jetë një litër 3,43 euro. Në këto kohë me u rrit çmimi prej 1,89 euro në 3,49 euro për 3 ditë, unë e them me bindje të plotë se brenda 3 apo 4 ditësh, eventualisht 5 ditësh, çmimi i një litër vaji do të jetë 5 euro”, paralajmëroi ish-kryeinspektori.
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...