Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla ka thënë se Serbia është duke i thirrur qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, e që janë rezervistë në ushtrinë e Serbisë, që të jenë gati në rast se ndonjë konflikti.
Ai në emisionin “Frontal” në T7 tha Serbia është duke e mobilizuar pjesën rezervë që e ka në Kosovë.
“Kemi informacione të cilat flasin se Serbia madje edhe po mobilizon pjesën rezervë dhe po telefonon dhe po thërret pjesën qe e ka në Kosovë. Kemi raste konkrete që po i thërret qytetarët serbë që janë rezervë këtu por që duhet të lajmërohen në Leskoc, Nish, Vrajë”, tha Syla.
Sipas informacioneve Syla thotë se atyre janë duke u dhënë edhe detyra nga ana e Serbisë.
“Ata po i ftojnë, po u japin detyra, po i kërcënojnë që të jenë në kohë të duhur, dy orë krejt, ose një orë nëse i thërret. Këto po e thonë qytetarët serbë që po merren në pyetje nga ushtarakët serbë që kanë detyrë mobilizimin tash. Kemi informacione të shumta. Nuk kemi informacione nëse po thërriten edhe edhe ushtarët serbë të FSK-së”, tha më tutje ai.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...