Syla pyet Vuçiqin: A janë masakrat që kreu në Kosovë, meritë që e gradove Gjeneralin Dikoviq?

10:20 | 14 Tetor 2020
V. S.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka drejtuar një pyetje sot ndaj Presidentit serbë, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka pyetur nëse masakrat që kreu në Kosovë, ishin meritë që u gradua Gjeneralin Dikoviq.

Postimi i plotë:

Lubisha Dikoviq, ishte komandant i Brigadës 37 të Motorizuar. Nën komandën e tij ishin mbi 4500 ushtarë, që vepronin kryesisht në Kosovën Qendrore. Janë rreth 450 shqiptarë civilë të vrarë në zonën e përgjegjësisë së tij, shto këtu dhunimet dhe deportimin e popullatës.

Në dokumentet që do paraqes, argumentohet urdhëri i tij për “pastrimin e territorit” ku përpos se u zhvarrosën viktimat shqiptare, kryesisht nga Izbica dhe fshatrat përreth, u urdhërua edhe ekzekutimi i kafshëve.

Shumë prej mbetjeve mortore të viktimave, janë gjetur në fshatin Rudnica në Serbi. Ndërkohë, përpos se asnjë gjykatë nuk është marrë me dosjen Dikoviq. Në kohën e pushtetit të Vuçiqit, ai u shpërblye me detyrën e shefit të shtabit të Ushtrisë Serbe, në vitet 2011-2018. Z. Vuçiq a janë krimet që kreu në Kosovë, meritë e gradimit të tij?/arbresh.info/

https://www.facebook.com/gazmendsyla039/posts/1063863630718014

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme