Google ADS

Syla: Premtimet e Haradinajt jo konkrete!

19:48 | 23 Maj 2017
Arbresh.info

Drejtori i Informacionit në “Klan Kosova”, Gazmend Syla, ka thënë që kandidati për Kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka nevojë që të konkretizoj premtimet e tij.

“Fillimisht Ramush Haradinaj ka nevojë të skicoj planin e tij. Haradinaj ka folur në vija të trasha. Ai foli për projekte të mëdha, megjithatë nuk tregoi saktë se si do të bëhen, sa do të zgjasin e si do te financohen etj” ka thënë Gazmend Syla në një intervistë ne Zona Zgjedhore të Klan Kosovës.

Tutje Syla ka thënë që i pari i NISMA-s, Fatmir Limaj, faktin që i ka qëndruar pranë Ramush Haradinajt qysh në fillim, po e sheh si vlerë.

Ndërsa ai pati kritika për hyrjen e tubimit të AAK-se dhe NISMA-s në Gjakove, ku Ardian Gjini kishte thënë “Gjakova është vetëm e shqiptarëve dhe flitet vetëm shqip”.

“Ndoshta nuk ka dashur ta thotë kështu siç e kuptova, por në Gjakovë ka pakica të ndryshme. Nuk besoj që ata angazhohen për një Kosovë vetëm të shqiptareve, por të gjithë qytetarëve të saj” ka thënë Gazmend Syla./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme