Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka kritikuar Qeverinë për mospërfillje të kërkesave të sindikatës për stimulimin shtesë prej 300 eurove për punëtorët shëndetësorë, madje, ka paralajmëruar edhe padi.
“Kanë kaluar 100 ditë nga qeverisja dhe për mirëqenie të stafit shëndetësor nuk kemi përmirësim por përkeqësim, përkundër lëvdatave që na bëhen, përkundër takimit me Hotin pash se në vesh të shurdhër dhe opinioni po dëgjon deklaratat se do merren masa. Këto 100 ditë asnjë stimulim nuk është marrë sa i përket punëtorëve shëndetësorë”, tha ai.
Syla në njërin prej televizioneve vendore ka thënë se të gjithë punëtoret shëndetësor duhet të marrin stimulimet prej 300 euro, duke shtuar se Qeveria ka anashkaluar një muaj, qershorin, të cilin është dashur t’u paguhet.
“Në qeverinë Kurti janë pagu dy muaj nga 300 euro, për çudi qeveria Hoti është pagu vetëm korriku dhe gushti ndërsa qershori jo. Kemi bë kërkesë të ndryshohet kjo. Përkundër përpjekjeve që e kemi bë edhe të avokati i popullit kemi hasë në vesh të shurdhër. Ankesat janë enerome dhe është diferencim tek punëtoret që po shkakton probleme ndërnjerëzore”, shton Syla.
Ai thotë se sot ka qenë apeli i fundit për institucionet që të marrin parasysh kërkesat e punëtorëve, përndryshe shton ai, do të vazhdojnë me greva.
“Është situatë alarmante, ne po na keqpërdorin sepse në këtë kohë të merren vendime për greva është shumë e vështirë”, thotë Syla.
Kryetari i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla, ka paralajmëruar proces gjyqësor ndaj kryeministrit Avdullah Hoti lidhur me çështjen e pagave për sektorin shëndetësor, të cilët nuk i kanë marrë.
“Edhe muaji qershor ka qenë i pandemisë. Do të bëjë padi, kam marrë të drejtën. Këto ditë do të flas prapë me Avokatin e Popullit dhe do të procedojmë”, tha Syla në Interaktiv, duke shtuar se ka raste që nuk janë paguar fare as kujdestaritë, meqenëse u kishte premtuar./periskopi/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...