Google ADS

Syla i reagon VV-së: Kosova nuk është Kore Veriore e as Iran

13:47 | 7 Qershor 2020
L G

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka reaguar ndaj Vetëvendosjes në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se qeveria nuk është parti politike e as pronë e kryeministrit dhe se qëndrimi e votimi ndryshe përbën vlerë të demokracisë.

Syla ka thënë se VV është aty ku është sot pikërisht për shkak të qasjes së tyre./arbresh.info

Lexojeni postimin e plotë të tij:

Veç disa njerëz nga LVV kujtojnë se qeveria është një parti politike dhe ajo është pronë e kryeministrit. Ata nuk arrijnë ta kuptojnë se qëndrimi dhe votimi ndryshe është vlerë e demokracisë.

Atyre nuk u bjen tamam asnjë vendim e asnjë votim, nëse nuk është i tyre. Prandaj janë aty ku janë.

Kosova nuk është as Kore Veriore e as Iran.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme