Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar pas propozimit të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit
Syla bile i ka propozuar Ahmetit edhe të ndërrojë vendin e banimit nëse nuk i pëlqen Kosova, shkruan Arbresh.info.
Deputeti tha se po bëhet eksperiment me këto ideja në kohë të krizave që ka krijuar pandemia.
“Në çdo variant më mirë është që ata të provojnë të gjejnë veten në shtete tjera, aty ku ndihen më së miri, qoftë ata që e duan Londrën, qoftë ata që mendojnë se kufiri është te hekurudha”, ka thënë ndër të tjera Syla.
Ky është reagimi i plotë:
Të gjithë ata që mendojnë se Kosova duhet t’i përshtatet mënyrës së jetesës së tyre, e kanë gabim.
Në çdo variant më mirë është që ata të provojnë të gjejnë veten në shtete tjera, aty ku ndihen më së miri, qoftë ata që e duan Londrën, qoftë ata që mendojnë se kufiri është te hekurudha.
Vendi jonë nuk është eksperiment.
Populli nuk mund t’i durojë këto përralla.
Edhe ashtu, fukarallëku është në kulm.
Nuk ua kemi borxh këto.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...