Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla, përmes një konference për media ka paralajmëruar masa radikale, nëse deri të hënën nuk do të ketë rritje të pagave në sektorin shëndetësor.
Syla, tha se është për të ardhur keq se si një gjykata, siç është Gjykata Kushtetuese, dëshpëroi 72 mijë punëtor me vendimin e saj për të shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat, i cili parashihte rritje pagash për sektorin e shëndetësisë, arsimit, policisë, doganierët, dhe zjarrfikësit, raporton arbresh.info.
“Që katër vjet nuk ka pasur rritje të pagave në sektorin shëndetësor dhe nëse nuk do të ketë rritje, pavarësisht situatës të cilën po kalojmë, ne do të marrim masat më radikale të mundshme, që s’i kanë parë asnjëherë. Është për me të ardh keq se si një gjykatë i dëshpëron sot 72 mijë punëtor”, u shpreh Syla para gazetarëve.
Ai e quajti dëshpërues vendimin e kushtetuese, duke shtuar se me këtë vendim Gjykata Kushtetuese ka demotivuar skajshmërisht punëtorin shëndetësor.
“Një vendim aspak i mirë, dëshpërues, një vendim i cili e ka demotivuar skajshmërisht punëtorin shëndetësor. Për hapat e mëtutjeshëm ne jemi mbledhur urgjentisht, me siguri në ditët në vijim do t’i shihni edhe reagimet tjera”, paralajmëroi ai.
“Kërkesa jonë e parë do të jetë për rritje të pagave në sektorin e shëndetësisë, ngase më nuk kemi kohë të presim ligjin, siç duket jemi të prirë që ligjet vet t’i votojnë dhe nuk po i implementojnë. Andaj është kërkesë decidive e gjithë anëtarësisë deri në këto momente, është edhe shqetësim i tyre që të kemi rritje të pagave. Presim reflektimin e qeverisë sa më shpejt, në të kundërtën do të kemi edhe masa të tjera”, tha mes tjerash Syla.
Ne po kërkojmë na ish-ligjvënësit se si është e mundur që ata kanë marrë vendim dhe kanë
Syla e quajti antishtetëror vendimin e sotëm të kushtetuese, pasi sipas tij, këto tri ligje kanë qenë kusht i MSA-s, dhe me këto vendim Kosova vetëm prapa po shkon.
Ai tha se ka pritur që të ndodh amendamentimi i tij, por jo të shfuqizohet në tërësi./arbresh.info
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...