Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës Blerim Syla në një prononcim për arbresh.info, e ka quajtur arrestimin e mjekut në Podujevë, kriminalitet.
“Assesi mjeku nuk ka guxua me u arrestua ai nuk është kriminel, ai nuk përbën rrezik për askënd, dhe një njeri që deri në ora tre ka shërby pa dashur të justifikoj rastin, ndërsa tash e arrestojnë për 48 orë. Unë nuk di në çfarë shteti jena ka jetojmë, kjo është më shumë se sa kriminalitet për mu”, tha Syla.
Tutje Syla tha se është komisioni disiplinor dhe bordi etik që do duhej të merrej me të e më pas me u procedu me forma të tjera.
“Po kjo formë çka kanë bërë këta me të vërtetë e kanë demoralizu, dhe kështu s’ka, shumë shpejt, pa pasur nevojë për protestë e greva, njerëzit do ta lëshojnë këtë vend”, shprehet Syla për arbresh.info.
Reagime të shumta kanë ardhur nga të gjitha drejtimet të cilat e kanë dënuar këtë akt pasi që arrestimi do duhej të ishte i fundit në këtë drejtim.
Ndryshe rasti ka ndodhur në qytetin e Podujevës ku pulmologu Ibrahim Hoti, dëgjohet në një video, teksa nuk iu ofron shërbime qytetarëve me arsyetimin se tashmë është bërë ora 15:05 minuta, ndërsa ai kishte përfunduar orarin në ora 15:00.
Më pas me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë/S.D/arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?