Pas akuzave të Gjykatës Special për presidentin Hashim Thaçin dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin ka reaguar deputeti i AAK-së, Gazmend Syla.
Syla që ishte edhe pjesëtar i UÇK-së, për Arbresh.info ka thënë se beson në pastërtinë e luftës se drejtë të UÇK -së, dhe se akuzat nga Gjykata Speciale janë të dyshimta.
“Lufta e UÇK -së, ishte luftë e pastër. Ata që duhet të akuzohen e dënohen e të shkojnë në gjykata ndërkombëtare sepse ne nuk ju besojmë gjykatave të Serbisë janë kriminelet serbë bashkë më udhëheqësit e tyre që edhe sot e drejtojnë Serbinë.
Unë besoj në pastërtinë e luftës së drejtë, ne që ishin pjesë të saj e dimë më së mirë pastërtinë e saj që idealin e vetëm e kishe lirinë” ka thën Syla.
Këto akuza nga Gjykata i sheh si të dyshimta dhe atë që duhet të përballe me drejtësin janë serbët që kryen gjenocid në Kosovës.
“Atë çfarë ka bërë dje një prokuror i Gjykatë Speciale ndaj disa drejtuesve të UÇK -së, e tani të shtetit të Kosovës është e pa drejtë, dhe me dyshime të mëdha.
Unë besojë në drejtësinë dhe kjo do të dëshmohet nga secila Gjykatë.
Ne si shet i Kosovës jemi duke kaluar në procese jo të lehëta por që do t’ia dalim ashtu siç edhe ishim te bashkuar kur më së shumti kishte nevojë vendi ynë. Asgjë nuk do të arrijë të zmbrapsë Kosovën e 17 shkurti 2008.
Drejtësi ka vetëm atëherë kur ndëshkohet gjenocidi i Serbisë ndaj popullit të Kosovës.
Jam krenar që isha pjesë e luftës së UCK-së, dhe gjithmonë do të jem krah atdheut për ta mbrojtur atë”, ka thënë Syla për Arbresh.info.
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë