Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas ndalimit të vizitës të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili pavarësisht kërkesës për vizitë në Luginë, i është refuzuar nga ana e Serbisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi ka shkruar se dënon ashpër këtë qasje për të cilën ai thotë se është e vazhdueshme nga Qeveria në Beograd.
“Vizitat e zyrtarëve të Republikës së Kosovës e Shqipërisë në Luginë të Preshevës nuk janë vetëm të nevojshme, ato janë të domosdoshme, e duhet parë si të zakonshme, siç ndodhë në të gjitha vendet demokratike. Dënojmë ashpër këtë qasje të vazhdueshme nga Qeveria në Beograd nga e cila vazhdon me getoizimin e Luginës së Preshevës!”.Qeveria në Beograd nuk ndryshon, thotë deputeti shqiptar dhe sipas tij, ajo mbetet paranojake e me urrejtje ndaj çdo gjeje shqiptar’, shkroi Kamberi.
Kamberi tutje thotë se “bashkëpunimi ynë me Kosovën e Shqipërinë nuk duhet ta frikësoj askënd, përkundrazi duhet t’a mirëpres çdokush, sepse është gjëja më natyrale e çdo komuniteti me shtetet amë! Baskëpunimi jonë me Kosovën e Shqiprinë nuk do të ndalet. Beogradi mund të tentojë por do të dështojë”.
Ndryshe,ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për anulimin e vizitës në Luginën e Preshevës. Shkak për këtë është bërë pengesa e shtetit serb duke mos e lejuar ministrin që ta realizojë takimin./Arbresh.info
LEXO EDHE:
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor