Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka ftuar qytetarët e Kosovës qe të mos frikësohen nga kërcënimet për ndërrimin e targave ilegale në ato RKS.
Sveçla në konferencë për media ka thënë se kanë filluar së zbatuari vendimin për regjistrimin e targave ilegale në ato të Kosovës (RKS).
“Ministria e Punëve të Brendshme ka qenë e involvuar në fushatë intensive. Pardje presidenti Vuçiq përmendi këtë proces ku edhe kërcënoi qytetarët e Kosovës të cilët planfikojnë që të jenë pjesë e këtij procesi. Me ç’ rast përmendi fillimin e këtij procesi përmes identifikimit të dy rasteve, posaçërisht të veriut, ku tha se është një person i cili punon në institucione të Kosovës. Mbrëmë pas mesnatës, shtëpia e rreshterit Dragan Nikoliq, i cili targat e veturës së tij i kaloi në RKS, persona të paidentifikuar kanë thyer shtëpinë e tij dhe një pjese ia kanë vënë zjarrin. I themi Vuçiqit, se pavarësisht frikësimeve do të mbrojmë shtetasit tanë, nga të gjitha ato aktivitete kriminale”, ka thënë ai.
Po ashtu, ka shtuar se pavarësisht tentativave për frikësim, procesi do të vazhdojë.
“Tashmë ekipet hetimore të PK-së janë duke hetuar rastin dhe duke punuar që personat e involvuar në këtë rast kriminal të vihen para drejtësisë. Unë ftoj të qytetarët e Kosovës që të mos hezitojnë t’i drejtohen MPB-së që të lajmërojnë çfarëdo kërcënimi”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!