Google ADS

Sveçla viziton veriun: Policia s’po kursen asgjë për mbrojtjen e vendit

12:28 | 2 Qershor 2023
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar Jasenovikun, pendën e Liqenit të Ujmanit, Zubqin, Junaken e Urën e Bistricës.

Sveçla u prit  nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ku tha se ata s’po kursejnë asgjë për sovranitet, kushtetutshmëri e ligjshmëri.

“Sot në Jasenovik, në pendën e Liqenit të Ujmanit, në Zubq, në Junake e në Urën e Bistricës. Me vajzat dhe djemtë e Policisë së Kosovës që nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë”, ka thënë Sveçla.

Ai tha se në një shoqëri normale dhe demokratike, Republika është e veshur me sovranitet

“Në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur me sovranitet. Sovraniteti është i patjetërsueshëm”, tha Sveçla./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme