Google ADS

Sveçla viziton tregun lokal të Sharrit: Do të punojmë për zhvillim ekonomik dhe siguri në çdo cep të Republikës

14:54 | 10 Janar 2025
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar tregun lokal të Sharrit.

Atje, ministri Sveçla ka biseduar me tregtarët për punën e tyre të përditshme.

Ai tha se do të punojnë për zhvillimin ekonomik dhe siguri në çdo cep të Republikës.

“Sot filluam ditën me një vizitë në tregun lokal të Sharrit, ku bashkëbiseduam me tregtarët për punën e tyre të përditshme dhe më pas vazhduam për një kafe bashkë me qytetarët dhe aktivistët tanë atje. Me vizion të qartë dhe vullnet, do të punojmë për zhvillim ekonomik dhe siguri në çdo cep të Republikës”, shkruan Sveçla në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme