Google ADS

Sveçla viziton policinë në Mitrovicën e Veriut: Sfidat e 2024-tës nuk na kanë ndalur dhe na kanë forcuar

14:19 | 31 Dhjetor 2024
E.H

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me presidenten Vjosa Osmani, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha si dhe zëvendës-drejtorin, Fehmi Hoti vizituan zyrtarët e Policisë së Kosovës në Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës së Veriut.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla bëri të ditur se në sheshin e Mitrovicës së Veriut kanë takuar edhe fëmijët, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Puna e palodhshme e gjithë zyrtarëve policor, atyre që takuam dhe e atyre që janë të vendosur në çdo cep të vendit tonë, garanton mbrojtje e siguri për Republikën tonë. Sukseset e Republikës sonë ju takojnë atyre që janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë e qytetarëve tanë pa dallim dhe vendit tonë.

Në sheshin e Mitrovicës së Veriut takuam fëmijë që me ngazëllim presin ndërrimin e motmotit. Puna jonë e përditshme dhe e pandalshme ju dedikohet atyre dhe të ardhmes së tyre, të sigurt e prosperuese në vendin tonë.

Pas këtyre vizitave, festën i’a uruam edhe Ramadan Behramit në Kroin e Vitakut i cili përkundër sfidave e kërcënimeve të vazhdueshme nuk hoqi dorë nga prona e tij dhe në kuadër të mbështetjes së Qeverisë sonë, do ta festojë vitin e ri në shtëpinë e tij të re.

Sfidat e vitit 2024 nuk na kanë ndalur dhe na kanë forcuar, në vitin 2025 uroj të gëzojmë suksese të përbashkëta, për Republikën tonë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme